Një pjesë e akullnajave shndërrohet në lum

Një pjesë e akullnajave shndërrohet në lum

Temperaturat e larta dhe reshjet e shiut, bënë që një pjesë e akullnajave në rajonin rajonin e Patagonisë së Kilit të kthehej në një lumë. Një video e xhiruar nga turistët u bë virale, pasi shihej qartë se si e gjithë pjesa e akullnajës rrëshqiti brenda pak sekondash. Akullnaja ndodhej në majë të një mali rreth 200 metra të lartë dhe u shkëput në Parkun Kombëtar Queulat. Shkencëtari klimatik i Universitetit të Santiagos, Raul Cordero deklaroi se shkëputjet midis masave të akullit janë normale, por theksoi se shpeshtësia e këtyre ngjarjeve është shqetësuese. “Për shkak se ky lloj i ngjarjes shkaktohet nga valët e të nxehtit ose nga ngjarjet intensive të reshjeve të lëngshme dhe të dyja gjërat po ndodhin gjithnjë e më shpesh në të gjithë planetin, jo vetëm në Kili”, tha Cordero./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button