Një sasi e madhe droge u gjet në bodrumet e braktisura në Aerodrom

Një sasi e madhe e drogave të ndryshme narkotike është gjetur gjatë një kontrolli në bodrumet e braktisura në një ndërtesë në zonën e Komunës së Aerodromit, njoftoi Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme informon se më 8 korrik, oficerë policorë nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm në SPB Shkup, pas masave dhe aktiviteteve operative të ndërmarra paraprakisht, kryen një kontroll gjatë të cilit u gjetën një substancë e bardhë e trashë, kërpudha halucinogjene, një qese me një sasi të madhe tabletash ekstazi, marihuanë, si dhe tre peshore dixhitale.

Policia po ndërmerr masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë një raport përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button