Një shtetas turk kapet në Aeroportin e Shkupit me implante dentare ilegale mbi 16 mijë euro

Një shtetas turk është ndaluar në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit teksa tentonte të kontrabandojë 116 implante dentare. Sipas Drejtorisë së Doganave, vlera e tyre arrin rreth një milion denarë, ose rreth 16.200 euro.

“Një shtetas turk u përpoq të sillte në mënyrë të paligjshme 116 implante dentare nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, të cilat kërkojnë leje të veçanta për import. Tentativa e tij u pengua nga doganierët, të cilët gjatë kontrollit të bagazhit personal gjetën implantet e pa-deklaruara, me vlerë rreth një milion denarë. Kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës”, njoftuan nga Drejtoria e Doganës.

LEXO EDHE:

Back to top button