Një simptomë e pazakontë mund të tregojë mungesë hekuri në gjak

Një simptomë e pazakontë mund të tregojë mungesë hekuri në gjak

Mungesa e hekurit në gjak nuk është gjithmonë e lehtë të njihet, kryesisht për shkak të simptomave shumë delikate që njerëzit shpesh i ngatërrojnë me ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Sipas klinikës Mayo, ka disa simptoma që mund të tregojnë mungesë të këtij minerali në trupin tonë, dhe njëra është veçanërisht e pazakontë. Bëhet fjalë për frymëmarrje të pashpjegueshme, pra probleme me frymëmarrjen pas kryerjes së ndonjë aktiviteti.

Siç shpjegojnë mjekët, në rast se na mungon fryma shpejt dhe papritur gjatë kryerjes së detyrave të përditshme si ecja, punët e shtëpisë apo ushtrimet fizike, mund të nënkuptojë se trupit tonë i mungon hekuri. Përkatësisht, hekuri është një mineral thelbësor, përgjegjës për krijimin e oksigjenit që i nevojitet trupit për funksionimin normal dhe nëse nuk kemi mjaftueshëm, shfaqen probleme shëndetësore.

Simptoma të tjera që mund të jenë shenjë e mungesës së hekurit në gjak janë lodhja kronike, lëkura e zbehtë, dhimbje gjoksi, duar dhe këmbë të ftohta, ulja e përqendrimit, thonjtë e brishtë, ulja e oreksit dhe dhimbjet e muskujve. Edhe pse secila prej këtyre simptomave nuk nënkupton domosdoshmërisht mungesë hekuri, mjekët paralajmërojnë se këto janë shenjat më të zakonshme të mungesës së këtij minerali të rëndësishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button