Noizy dhe Xhensila Myrtezaj me këngë të re, publikojnë video nga xhirimet e klipit

Noizy dhe Xhensila Myrtezaj me këngë të re, publikojnë video nga xhirimet e klipit

Një tjetër projekt i ri muzikor do të na shoqërojë gjatë verës 2022.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim të radhës në mes reperit Noizy dhe artistes Xhensila Myrtezaj.

Dyshja e famshme e skenës janë në përgatitje të një kënge të re, e cila siç bëjnë të ditur titullohet “Edhe një natë”.

“Edhe një natë”, ka shkruar Rigels Rajku (emri i plotë) krahas një video -fragmenti të shkurtër në Instagram.

Ky nuk ka dyshim se do jetë një hit veror, me komentet e fansave që kanë qenë tejet pozitive.

Foto: Screenshot/Instagram

Noizy ndërkaq së fundmi ka qenë i përfshirë në një përleshje fizike me ish-anëtarin e TBA-së, Kleviol Ahmeti.

Kjo duket të ketë nisur si pasojë e disa ngacmimeve virtuale që janë bërë nga Cllevio në drejtim të Noizyt.

LEXO EDHE:

Back to top button