Turisti polak gjendet i vdekur në një pishinë në Vlorë

Turisti polak gjendet i vdekur në një pishinë në Vlorë

Një turist polak humbi jetën në pishinën e një hoteli në Vlorë. 18-vjeçari me prindërit mbërritën një natë më parë në Vlorë, së bashku me një grup miqsh.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende ndonjë pistë konkrete për shkakun e vdekjes në pishinë nga ku i riu nuk doli gjallë por do pritet ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë.

Prindërit e 18-vjeçarit të cilën momentet fatale nuk ndodheshin në mjediset e pishinës janë të traumatizuar dhe është dashur ndihma e parë nga autoambulanca.

Ata dhe polakët e tjerë janë marrë në pyetje nga policia.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është dërguar drejt Tiranës siç ndiqet procedura për shtetasit e huaj, nga ku pritet të dalin dhe përgjigjet për shkakun e vdekjes.

LEXO EDHE:

Back to top button