Nuk është vetëm GTC, kriptovalutat janë “gërmuar” edhe në vende të tjera, ka të arrestuar

Dy punonjës të “Hekurudhave dhe Transportit” janë ndaluar dje nga policia pas një denoncimi se po gërmonin kriptovaluta në zyrën zyrtare, konfirmoi Ministria e Brendshme për “360 gradë”.

“Inspektorët e Njësitit për Krime Ekonomike në SPB Shkup dhe zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Aerodrom dje kanë arrestuar M.U (63) dhe D.P (38), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale, shpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Rasti është denoncuar në Ministrinë e Brendshme nga një menaxher i kompanisë, pasi ka konstatuar konsum më të madh të energjisë elektrike për shkak të të cilit dyshohet se ka gërmuar kriptovaluta.

“Me kallëzim të marrë në orën 18.30 nga një drejtues i Hekurudhave të RSM – Transport, sipas të cilit në një zyrë të pajisur me kompjuterë, ku kishte disa punonjës, ka konstatuar konsum më të madh të energjisë elektrike për çka dyshohet se është gërmuar kriptovaluta, policia dhe  oficerët kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi kanë marrë masat për veprimet kanë arrestuar dy punonjësit e Hekurudhave, të cilët po përdornin zyrën, ku dhoma është vulosur. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button