Nuredini: Për tejkalimin e krizës energjetike nevojitet bashkëpunim i mirë rajonal

Nuredini: Për tejkalimin e krizës energjetike nevojitet bashkëpunim i mirë rajonal

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ka marrë pjesë në Forumin Energjetik për Evropën Juglindore 2022, i cili po mbahet sot në Selanik të Greqisë.

Në seancën kushtuar bashkëpunimit në energjetikë për garantimin e sigurisë energjetike përtej kufijve, Nuredini së bashku me kolegët ministra nga vendet e Evropës Juglindore dhe rajonit të Mesdheut Lindor diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës energjetike. Ministri Nuredini theksoi  se në përgjithësi, si të gjitha vendet, edhe Republika e Maqedonisë së Veriut është e orientuar drejt shfrytëzimit të kapaciteteve vendore.Ministri Nuredini theksoi se mundësitë që ofrojnë interkonektorët e gazit nga vendet fqinje, Greqia dhe Bullgaria, janë të hapura për vendin tonë. Pikëpamja e përbashkët ishte se duhet të krijohet një bashkëpunim i mirë ndërkufitar midis vendeve fqinje dhe të sigurohet mbështetje reciproke në rast nevoje.

Sipas Nuredinit, kriza energjetike nuk duhet të jetë arsye dhe pengesë për vazhdimin e procesit të dekarbonizimit që tashmë ka filluar, dhe shtetet duhet të ndjekin vijën e përgjithshme të politikave të parapara të gjelbra dhe synimet e  përcaktuara klimatike.

 

LEXO EDHE:

Back to top button