OBSH: “Nacionalizmi i vaksinave” do ta zgjasë pandeminë

Vaksina që mund t’i japë fund pandemisë tashmë 7 muajshe është gjithmonë e më pranë. Për momentin, rreth 44 vaksina janë në fazat e testimeve klinike dhe nga këto, 10 ndodhen në fazat e fundit të testimeve.

Por, problemi qëndron se vaksinat do të shkojnë në fillim te vendet më të zhvilluara dhe kjo do të bëjë që virusi të mos ndalet dot në të gjithë botën. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron për rrezikun e “nacionalizmit të vaksinave”.

Drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus iu drejtua me këto fjalë shteteve që do të kenë fatin të marrin të parat vaksinën: “Dua të jem i qartë. Nacionalizmi i vaksinave do ta zgjasë pandeminë, nuk do ta shkurtojë”.

Sipas tij, gjëja më e drejtë do të ishte që çdo rajon i planetit të marrë një sasi të caktuar dozash vaksine, pasi nuk ka asnjë vlerë të ndalosh përhapjen në një pjesë të botës, ndërsa në pjesë të tjera infektimet të vijojnë si deri më tani.

“Duhet solidaritet botëror në shpërndarjen e vaksinën kundër koronavirusit”, theksoi kreu i OBSH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button