OBSH: Rrezik i moderuar pas sulmit në laboratorin e shëndetit publik në Sudan

OBSH: Rrezik i moderuar pas sulmit në laboratorin e shëndetit publik në Sudan

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ekziston një “rrezik i moderuar” pasi një nga palët ndërluftuese të Sudanit sulmoi një laborator që përmban patogjenë të kolerës dhe substanca të tjera të rrezikshme.

“Situata dhe rreziku konsiderohen të moderuar”, u tha gazetarëve në një konferencë në Gjenevë, zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic. “Kjo për shkak se laboratori nuk mund të ofrojë funksionin e tij kryesor, pra të bëjë analiza dhe diagnostifikim për shkak të mungesës së karburantit dhe personelit të trajnuar”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Sudan tha javën e kaluar se kishte një “rrezik të lartë të rrezikut biologjik” në kryeqytetin sudanez Khartoum, pasi njëra nga palët ndërluftuese mori nën kontroll Laboratorin Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili ruan patogjenët e kolerës dhe materiale të tjera të rrezikshme.

“Ky është shqetësimi kryesor: teknikët e laboratorit nuk kanë akses në laborator për të paketuar në mënyrë të sigurt materialet biologjike dhe substancat e rrezikshme,” tha përfaqësuesja e OBSH-së Nima Saeed Abid.

LEXO EDHE:

Back to top button