Oman, zbulohen planet për zhvillimin e frontit ujor prej 1.3 miliard dollarë
Oman, zbulohen planet për zhvillimin e frontit ujor prej 1.3 miliard dollarë

Zbulohen planet për zhvillimin e frontit ujor prej 1.3 miliard dollarë në Oman. Kryeqyteti i Omanit, Muskat, do të zhvillohet me një projekt prej 1.3 miliardë dollarësh në frontin e ujit, projektuar nga kompania arkitekturore Zaha Hadid. Zhvillimi, 3.3 milion metra katrorë, do të përfshijë një kompleks banimi, një marinë, një distrikt kulturor, shëtitore të shumta dhe një kampus ministror. Puna pritet të nisë në fund të këtij viti dhe zona pritet të strehojë më shumë se 60,000 vetë kur të përfundojë. Në qendër të dizajnit të projektuesve është lehtësimi i aksesit në transportin publik, duke reduktuar kështu përdorimin e automobilave dhe shtimin e çiklizmit. Përdorimi i energjisë diellore në vend do të “maksimizohet” dhe speciet vendase të bimëve do të ruhen dhe restaurohen. Ekonomia e Omanit varet nga nafta, por tani po investon shumë në projektet e pasurive të patundshme, për të rritur të ardhurat jo-naftëmbajtëse, pjesë e strategjisë së vendit për Vizionin Kombëtar 2040. /Alsat.mk