Opozita kritikon qeverinë për trajtimin e krizës ekonomike
Gazetar: Petar Çausheski
BDI dhe LSDM kritikuan qeverinë për trajtimin e krizës ekonomike dhe energjetike. Venko Filipçe kërkoi nga ekzekutivi të pranojë masat e tyre, zero TVSH për ushqimet bazë dhe uljen e akcizës me 4 denarë, si dhe uljen e tarifave në pikëpagesat rrugore.
“Me uljen e akcizës do të ulet çmimi për litër karburant. Kompanitë gjithashtu do të përfitojnë drejtpërdrejt nga kjo dhe nuk do të ndikojë në zinxhirin shtesë të rritjes së çmimeve të tjera, në të cilat ndikon biznesi për shkak të faktit se ndodh me çmim më të lartë të karburanteve. Më tej, ulja e tarifave të pikëpagesave rrugore. Duhet të bëhet më e lehtë për njerëzit në këtë krizë të vështirë”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
BDI thotë se qytetarët dhe bizneset e vogla u dëmtuan nga kriza energjetike, ndërsa dikush përfitoi nga sistemi jofunksional. Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme prej rreth 10%, në vendin tonë qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta gjatë gjithë javës.
“Arsyeja është e qartë – Komisioni Rregullator Energjetik vazhdon të zbatojë një model të vjetëruar, bazuar në mesataren e javës së kaluar, në vend që të reagojë në kohë reale, kjo praktikë shkon drejtpërdrejt në dobi të interesave të caktuara të biznesit, në dëm të qytetarëve, prandaj kërkojmë: Ndryshimi i menjëhershëm i rregullores për çmimet, Vendosja e llogaritjes së çmimeve të paktën dy herë në javë”, tha Albana Mustafa, BDI.
Qeveria në seancën e jashtëzakonshme vendosi për uljen e TVSH-së për karburantet në 10%. Mickoski paralajmëroi se në rast nevojë do të ulet edhe akciza. / Alsat.mk.








