NP ‘Ujësjellësi’ në Strugë nuk është në gjendje të shlyeje borxhin prej rreth 5 milion euro
Gazetar: Miki Trajkovski
Ujësjellësi dhe kanalizimi në Strugë nuk do të jetë në gjendje të shlyejë borxhin prej 5 milionë eurosh, i grumbulluar prej vitesh. Drejtori i Ndërmarrjes thotë se mjete e grumbulluara nga faturat kanë mjaftuar vetëm për pagat. Për ngjarjet në Ujësjellësin e Strugës, banorët kërkojnë përgjegjësi
“Sigurisht që duhet të ketë përgjegjësi, dikush duhet të japë përgjegjësi për atë punë. Për këtë janë institucionet. Duhet të kemi ujë më shumë se të gjitha qytetet e tjera, sepse jemi të rrethuar nga male me liqene. Tani po vijnë turistët dhe gjëja kryesore që i largon turistët është se nuk ka ujë të mjaftueshëm”, tha një qytetar.
“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Përndryshe, këtu në Strugë ka mangësi të shumta”, theksoi një qytetar tjetër.
Nga 5 milionë euro borxh, Ujësjellësi 3.5 milionë euro i detyrohen EVN-së për faturat e papaguara të energjisë elektrike. Drejtori Meçkaroski shpreson të ketë përgjegjësi për atë që ndodhi në ndërmarrje.
“Ne u kemi bërë thirrje autoriteteve, Kontrollit të Shtetit, Krimit Ekonomik, u kemi siguruar disa dokumente, ata duhet të përcaktojnë saktësisht se mbi çfarë baze dhe nëse mund të bëjnë diçka, por natyrisht pres që të gjithë, si ekspertë ashtu edhe joprofesionistë, të shohin se kanë ndodhur gjëra shumë të këqija ”, deklaroi Jovanço Meçkaroski – Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – Strugë.
Ndërkohë qytetarët presin edhe përgjigje për fajtorët që çuan në ndotjen e burimeve në Shum, nga ku Struga mbeti pa ujë të pastër për 1 muaj. Nga Prokuroria Publike për Alsat thonë se raportet e ekspertëve janë në proces. / Alsat.mk.








