Oprah Winfrey blen të drejtat për dokumentarin për jetën e saj
Oprah Winfrey blen të drejtat për dokumentarin për jetën e saj
Ikona televizive, Oprah Winfrey, ka blerë të drejtat për zhvillimin e dokumentarit rreth jetës së saj, tre vjet pasi gjigandi Apple TV+ pati paralajmëruar se do të bënte projektin me regjisorin Kevin Macdonald bashkë me producenten Lisa Espamer.
Në një deklaratë për PageSix, përfaqësuesi i Winfreyt ka thënë se marrëveshjes me Applein po i vinte fundi.
“Pasi marrëveshjes me Applein po i vinte fundi, Oprah, ka kërkuar të drejtat e dokumentarit për jetën e saj dhe që atëherë ka vendosur ta vë në pritje projektin, deri sa të marrë një vendim tjetër. Ajo është tejet mirënjohëse për punën që kanë bërë Kevin dhe Lisa dhe mendon se janë jashtëzakonisht të talentuar”, ka thënë përfaqësuesi.
Oprah, dy vjet më parë, përfundoi marrëveshjen për përmbajtje që pati me Applein dhe dokumentari u vendos në sirtar.
Ani pse disa burime kanë thënë se mendimet shumë të ndryshme që kishin krijuesit e këtij projekti ishin arsyeja që punimet u ndalën, një tjetër burim i afërt me yllin televiziv ka insistuar duke thënë se ajo thjesht po mendon se nuk është koha e duhur për të zhvilluar këtë dokumentar.
Ky burim gjithashtu ka thënë se pavarësisht spekulimeve, Oprahs do t’i kushtonte miliona kërkimi i të drejtave për dokumentarin në fjalë, ndërkohë që një tjetër burim ka mohuar se kërkesa mund ta kapte shifrën shtatshifrore.
Legjenda e emisioneve ka festuar 70 vjetorin në muajin janar të këtij viti dhe ka pranuar se tash mendon ndryshe rreth jetës.
“Jam e vetëdijshme se nuk më ka mbetur shumë kohë dhe nuk më bezdis ta di këtë. Kam një lloj urgjence për të jetuar mirë”, pati thënë Winfrey, muajin e kaluar, në emisionin “Today”.