Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet t’i japin fjalët përfundimtare. Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Këshilli penal për këtë çështje drejtohet nga gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska.
425 Less than a minute








