Oriola Marashi shfaqet joshëse me fustan të kuq në imazhet nga Parisi

Oriola Marashi shfaqet joshëse me fustan të kuq në imazhet nga Parisi

Modelja e famshme shqiptare, Oriola Marashi ka mahnitur me një tjetër paraqitje elegante dhe me stil.

E njohur për linjat e saj të përkryera fizike dhe shijen unike të veshjes, modelja edhe në imazhet e radhës arriti të marr vëmendje.

Teksa ndodhet në Paris, Oriola ka shijuar një natë argëtuese me mikeshat e saj modele duke e dokumentuar mbrëmjen përmes postimeve në InstaStory.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Në këtë dalje modelja u pa e veshur me një fustan të shkurët pa mëngë dhe me ngjyrë të kuqe që i përputhej me makijazhin.

Për të kompletuar veshjen elegante, Oriola zgjodhi një palë këpucë me taka dhe lidhëse të gjata ndërsa dukej tejet joshëse.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Imazhet e reja të modeljes vijnë pas atyre në Festivalin e Filmit në Venecia ku ajo mori vëmendje gjatë parakalimit të tapetin e kuq të eventit ‘amfAR’.

Theksojmë që modelja shqiptare krahas markave vendore prej kohësh punon edhe për ato ndërkombëtare siç është “Guess”, për të cilën Oriola vazhdon të jetë imazh.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

LEXO EDHE:

Back to top button