“Pacienti” tenton të vjedhë doktorin, “përleshen” para spitalit

“Pacienti” tenton të vjedhë doktorin, “përleshen” para spitalit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Një 45-vjeçar ka tentuar të vjedhë një doktor në “Rrugën e Dibrës”.

Mësohet se ai ka tentuar t’i marrë mjekut me dhunë telefonin dhe një varëse.

Në video janë kapur disa momente kur doktori “përleshet” me hajdutin në tentativë për t’i marrë sendet e vjedhura.

45-vjeçari ka tentuar të arratiset por më pas është arretuar nga policët e komisariatit numër 4.

 

LEXO EDHE:

Back to top button