Paditësi ndryshon dëshminë për Nefi Useinin


“Nuk kam parë armë” është deklarata e re e Spirko Topaloskit i cili pohonte se ishte rrahur dhe kërcënuar me armë nga këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi Useni. Toplakoski tani pohon se ai është goditur nga pas ndërsa fliste me mikun e tij Useini. Në të njëjtën kohë, policia po kërkon vëllezërit Useni për të pestën ditë me radhë. Burime nga hetimi thonë se videoja nga hoteli në Ohër tregon qartë se gjatë incidentit ka pasur armë. Për vëllezërit Useini është shqiptuar paraburgim dhe akuzohen për dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

LEXO EDHE:

Back to top button