VMRO: Zaevi ka qenë i informuar për bankën Eurostandard


Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e Bankës Eurostandard, sepse mandatari Zoran Zaev ka ditur për gjendjen e bankës një vit më parë, dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, thonë nga VMRO DPMNE. Partia propozon që depozituesit në Bankën e dështuar Eurostandard të kompensohen deri në 100 mijë euro në vend se 30 mijë.

“Mbi 20 milion euro do të mbeten (të përvetësuara dhe) të papaguara, dhe nga 100 mijë llogari të bllokuara, vetëm 10 përqind e njerëzve kanë hapur llogari në banka të tjera. Kërkojmë kompensim të të gjithë individëve në shumën deri në 100 mijë euro në depozita dhe personat juridikë deri në 50 mijë euro. Direkt shteti të ndihmojë në kapërcimin e kësaj katastrofe financiare. Kemi një aferë ku janë mashtruar 100 mijë qytetarë që kishin llogari bankare. Kjo është arsyeja pse shteti duhet të marrë përgjegjësi- deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska-VMRO-DPMNE

LEXO EDHE:

Back to top button