Pajisja që shndërron ujin e detit në ujë të pijshëm

Pajisja që shndërron ujin e detit në ujë të pijshëm

Kompania Manhat me bazë në Abu Dhabi, po krijon një pajisje pluskuese që distilon ujin pa kërkuar energji elektrike ose pa krijuar ndotje. Ajo përbëhet nga një strukturë që “noton” në sipërfaqen e oqeanit. Rrezet e diellit ngrohin dhe avullojnë ujin e mbledhur poshtë kësaj strukture, duke e ndarë atë nga kristalet e kripës që bien sërish në det. Kur temperaturat ftohen, uji kondensohet në ujë të ëmbël dhe të pastër. Në fillim të këtij viti, teknologjia e patentuar e Manhat fitoi çmimin “Water Europe Innovation”. Në këtë mënyrë shkencëtarët mendojnë se do të zgjidhet problemi me mungesën serioze të ujit të pijshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button