Pakistani do dëbojë 1.7 milionë azilkërkues brenda nëntorit
Pakistani do dëbojë 1.7 milionë azilkërkues brenda nëntorit
Qeveria e Pakistanit ka urdhëruar të gjithë azilkërkuesit e paautorizuar afganë, të cilët numërohen të jenë rreth 1.7 milionë, të largohen nga vendi brenda muajti nëntor.
Rritja e sulmeve militante përgjatë kufirit këtë vit ka përshkallëzuar tensionet mes dy vendeve.
Pakistani ka fajësuar për sulmet operativët me bazë në Afganistan, akuza të mohuara nga regjimi taleban. Por kjo ka nxitur pakënaqësi në Islamabad, i cili të martën njoftoi një goditje ndaj emigrantëve të paligjshëm.
Javën e kaluar, një shpërthim në një xhami në qytetin Mastung, pranë kufirit me Afganistanin, vrau të paktën 50 njerëz gjatë një ceremonie fetare.
E drejta për të kërkuar strehim në një vend të huaj është e sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare. Pakistani ka pranuar qindra mijëra refugjatë afganë, veçanërisht që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021.
Rreth 1.3 milionë afganë janë regjistruar si refugjatë, ndërsa 880,000 të tjerë kanë marrë statusin ligjor për të qëndruar.