Palokaj: E ardhmja e Evropës sot shkruhet në rrugët e Kievit dhe jo në konferenca në Bruksel
Evropa është zgjuar nga gjumi dhe ka ndërmarr masa të ashpra ndaj Rusisë, kështu u shpreh mes tjerash në “Programi 200”, gazetari Augustin Palokaj. Sipas tij e ardhmja e Evropës sot shkruhet në rrugët e Kievit dhe jo në konferenca në Bruksel. Paloka madje përkujtoi në luftën e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës duke nënvizuar se ashtu siç fituan këto tri vende, ashtu do të fitoj dhe Ukraina, si dhe Putinin e pret fati i njëjtë i Millosheviqit.
“E ardhmja e Evropës sot shkruhet në rrugët e Kievit dhe qyteteve tjera të Ukrainës dhe jo në konferenca në Bruksel. Dua të them se për herë të parë në Bruksel ndjej se evropianët e kanë kuptuar se paqja, siguria nuk janë diçka që mund të merren si të garantuara vetvetiu, por se duhet të angazhohen të luftojnë me të gjitha mjetet, dhe sot BE-ja është i zgjuar nga gjumi dhe ka ndërmarr masa më të ashpra në histori kundër Rusisë dhe për herë të parë ka thyer edhe tabutë dhe dërgon edhe armatim në Ukrainë, që ka qenë e paparamendueshme vetëm para një jave. E gjithë kjo nuk do të thotë shumë për ata për të cilët çdo minutë është e rëndësishme për të shpëtuar jetët e tyre nëpër bodrumet e qyteteve të Ukrainës…Do të fitojnë edhe Ukrainasit, sepse e drejta është në anën e tyre dhe motivi i tyre për të mbrojtur tokën e tyre është shumë më i madh se sa i rusëve për ta pushtuar. Evropa po ndihmon aq sa mundet, e vetëdijshme se në Ukrainë vërtet sot po mbrohet Evropa”, deklaroi deklaroi Augustin Palokaj, gazetar.








