PAMJE: Kështu e kishte arrestuar mbrëmë Policia e Kosovës anëtarin e kryesisë së OVL e UÇK-së

" "

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së në Kosovë, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi kishte kanosur një zyrtar policor.

Sipas Policisë, zyrtari policor ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

Lajmin për arrestimin e tij ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit inicohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti eshte nën hetime”, ka thënë Osmanollaj.

Ndonëse i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë, pas reagimeve të shumta nga shoqëria civile në Kosovë, Fazliu ishte liruar.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes gjatë arrestimit të Fazliut.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button