Paralajmërimet për konfisikim të pasurisë, të kontestueshme për juristët

Ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për prejardhjen e pasurisë sipas të cilave do mund të konfiskohet pasuria mbi 30 mijë euro, hapi shumë dilema tek juristët. Për t’u zbatuar në prakrikë konfiskimi i tillë i pasurisë do nevojitet përforcimi i kapaciteteve të institucioneve që edhe ashtu janë të dobëta, të bëhet dallim sesi një person do i ekspozohet konfiskimit nëse nuk ka bërë ndonjë vepër penale dhe në fund, saktë të përcaktohet cili është legjitimiteti i shtetit që pasuria e dikujt të konfiskohet, thonë juristët.

- Advertisements -

Imponohen pyetje për pasurinë, nëse përzierja e shtetit në në lirshmërinë e disponimit me pronë private është e arsyeshme ose ndiqet cak legjitim. Tek konfiskimi penal caku legjitim është i qartë, ka lidhje me vepër penale, ndërsa te konfiskimi civil çështja është më specifike. Gjithashtu duhet të shihet si dhe cilat do jenë organet kompetente që do e bëjnë këtë hetim – tha Darko Avramovski, hulumtues juridik- Koalicioni “Te gjithë për gjykim të drejtë”.

Në Maqedoni ligji për prejardhjen e pasurisë ekziston tash 20 vjet, por në praktikë aspak nuk ka funksionuar, thonë nga Koalicioni. Ende nuk kemi profesionalizëm në këtë temë, prandaj vështirë do të mund të përcaktohet cilat janë dobitë dhe dobësitë e masës për konfiskim.

Ende nuk është gjallëruar mirë kjo si masë, vetë dispozitat ligjore nuk janë ndryshuar kur janë vendosur bazat, as në Kodin penal e as në Ligjin për procedurë penale. 45 lëndë të plotfiqishme në të cilat është shqiptuar masa e konfiskimit të pronës, është numër shumë i vogël – u shpreh Darko Avramovski, hulumtues juridik- Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Nga Koalicioni thonë se model i ngjashëm si ky zbatohet shumë pak në vendet e botës, midis tyre janë Britania e Madhe, Kanadaja, Amerika dhe Zelanda e re. Paralajmërimet e pushtetit janë se së shpejti do të përfundojnë propozim-ndryshimet në Ligjin për prejardhjen e pasurisë dhe për to do të ketë debat me ekspertët. Për momentin është e njohur që shteti do mund të konfiskojë pasuri mbi 30 mijë euro nëse pronarët nuk munden ta dëshmojnë prejardhjen e tyre.

Andrea Çobanova

 

LEXO EDHE:

Back to top button