“Paranoja”, kënga më e re nga Stresi
“Paranoja”, kënga më e re nga Stresi
Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Paranoia” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip në bashkëpunim me Niku Bossin.
Miksimi dhe masterizimi u bë nga Paris Kalpos kurse për producimin është përkujdesur Teo Tzimas.
Videoja është drejtuar nga Jim Georgantis dhe siç ka bërë të ditur u realizua në Greqi.
Besohet që projekti do të pëlqehet nga publiku dhe reagimet e para kanë qenë mjaft pozitive.









