Parkimi i makinave nëpër rrugët e Tetovës, sfidë për zjarrfikësit

Parkimi i makinave nëpër rrugët edhe ashtu të ngushta në lagjet brenda të qytetit janë bërë sfidë e përditshme e zjarrfikësve, për të arritur tek vendi ku përhapen vatra të zjarrit. Ky fenomen është më i theksuar në fund vjeshtë, kur edhe shpesh paraqitet zjarre, si pasojë e ndezjes së koftorëve apo pajisjeve të tjera për ngrohje. Zjarrfikësit thonë se, parkimi i makinave, shkakton jo vetëm dëme të mëdha materiale në objektet që janë përfshirë nga flakët, por ndonjëherë edhe jetë njeriu.

Parkimi i makinave nga vozitës të pa ndërgjegjësuar apo pa vetëdijësuar na shkaktojnë shumë telashe. Një makinë që na bllokon rrugën gjatë shkuarjes në intervenim  neve na kushton shumë, bile bile dikund na kushton edhe jetë njeriu’ deklaroi Uka Aliti. Kryeshef i NJTZ Tetovë

Një problem të këtillë, nuk e kanë vetëm zjarrfikësit, por edhe vozitësit e ndihmës së shpejtë.

Kemi tepër probleme me këta që lënë makinat nëpër rrugë. Nëpër çdo rrugicë nuk futemi dot, sepse i lënë veturat jashtë në rrugë. Ne vozisim në maksimum për të mbërritur por në shumë vende s`mund t ‘mbërrijmë në kohë. Ne vozisim në maksimum por s`arimë dot sepse ka lan veturën në rrugë dhe ka hy në dyqan apo në kafene ka hy. Kemi shumë probleme të mëdha me këto gjëra dhe shpesh nuk mbërrijmë në kohë’ pohoi Sinkron:Fadil Idrizi. Vozitës tek ndihma e shpejtë.

Pikërisht shkaku i parkimeve të këtilla që pamundësojnë lëvizjen e lirë nëpër rrugë zjarrfikësit nuk mundën të arin tek shtëpia që shihni prapa meje dy vite kur shpërtheu zjarri dhe për pasojë, humbi jetën e ëma bashkë me fëmijët”.

Vetëm sivjet, nga mesi i janarit e deri në tetor, zjarrfikësit e Tetovës kanë regjistruar 511 intervenime nëpër objekte banimi dhe sipërfaqe të hapura ku është paraqitur zjarr.

Bashkim Sulejmani                                                                                      

LEXO EDHE:

Back to top button