Plazhet në Strugë dhe Ohër, pa koncesionerë

Koncesioni i plazheve në Strugë dhe Ohër është ende i paligjshëm, sepse koncesionerëve aktualë iu kanë skaduar marrëveshjet e koncesionit edhe pas disa vitesh. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Alsat thanë se ende nuk janë filluar procedurat për të ndryshuar Ligjin për Tokë Ndërtimore, as për të miratuar Ligjin e ri për Plazhet. Koncesionarët dyshojnë se nëse iu merren, plazhet do t’u jepen kuadrove të partisë.

- Advertisment -

Nga Komuna e Strugës thonë se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.

Por, nga komuna e Ohrit thonë se kjo është hera e parë që dëgjojnë për një gjë të tillë.

Komuna e Ohrit

“Ju informojmë se deri më tani komuna e Ohrit nuk ka informacion se është përgatitur një Ligj mbi Plazhet, siç e quani ju.”

Në Ohër në fillim të verës kishte një aksion për të hequr objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe pajisjet e tjera urbane në plazhe, por kjo u ndërpre me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Qeveria teknike më parë mori vendim koncesionerët t’i kthejnë plazhet në gjendjen e tyre origjinale. Komuna e Strugës e dërgoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi në favor të komunave dhe koncesionerëve. Për shkak të kësaj, asnjë objekt i vetëm në plazhet në Strugë nuk u rrënua.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button