Kontrollet e intensifikuara të policisë zbulojnë shumë shkelje

Kontrollet e shtuara të policisë dy muajt e fundit kanë evidentuar në komunikacion numër të madh të automjeteve të paregjistruara. Sipas Ministrisë së Brendshme, nëpunësit gjatë kontrolleve në trafik kanë gjetur automjete të çdo kategorie të cilët nuk kanë regjistrim të vlefshëm vitin e fundit por edhe më tepër. Gjatë muajit shtator janë evidentuar 1.506 automjete, ndërsa në muajin tetor 2.290 automjete të paregjistruara.

“Problemi më i madh që kemi hasur gjatë kontrolleve të përforcuara është se kemi evidentuar shumë automjete të paregjistruara. Ky paraqet problem të madh sepse këto automjete nuk kanë kaluar në kontrolle teknike dhe si të tillë mund të nxisin aksidente të rënda në trafik’ deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Policia paralajmëron kontrolle edhe më të përforcuara dhe përshkallëzim të gjobave. Në ndërkohë po punohet në fushatën “Për siguri në komunikacion” në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacion.


“Përveç kontrolleve të përforcuara dhe fushatave parandaluese tentojmë të ndikojmë tek shoferët dhe rritjen e ndërgjegjes së tyre. Veturat duhet patjetër të regjistrohen dhe përmes tyre të sigurojmë komunikacioni’ pohoi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Në bazë të Ligjit për kundërvajtje, gjobat për shoferët të cilët drejtojnë makina të paregjistruara kapin vlerën e 250 eurove në kundërvlerë të denarëve, ndërsa po aq është edhe gjoba për shoferët të cilët drejtojnë vetura të pa evidentuara në kontroll teknik, përkatësisht vetura që nuk plotësojnë kushtet optimale për qarkullim në komunikacion.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button