Gostivar, Infektivi i stërmbushur me pacientë

“Edhe pse një kohë të gjatë, qyteti i Gostivarit ka qenë tejet stabil me numrat e të infektuarve me virusin korona, ditëve të fundit, numrat janë rritur në mënyrë rapide sa që kanë bërë që reparti i nfektives këtu në Gostivar, të plotësohet deri në shtratin e fundit. Mjekët thonë se situata është alarmante ndërsa rekomandojnë respektim maksimal të masave”

- Advertisment -

 “Situata vërtetë është alarmante. Duhet popullata të vetëdijesohet se është një virus shumë i rrezikshëm dhe është diçka e re që nuk pyet moshë dhe gjini, prek çdo kënd. Rekomandoj që të respektohen masat. Reparti i infektives ka 24 shtretër dhe është istërmbushur plus dhe tre shtretërit ambulator që kemi, dy prej tyre janë të zënë, vetëm një e kemi të lirë. Pesë pacientë kemi në gjendje të rëndë me terapi oksigjeni’ deklaroi Lirim Beqiri, Reparti infektiv Gostivar.

Shtabi i krizës i komunës së Gostivarit, përveç masave të propozuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, do të fillojë edhe një fushatë tjetër

“Për momentin kemi marrë masa me ndërmarrjen publike që të rinisim me dezinfektim të objekteve shkollore dhe çerdheve dhe do dezinfektojmë me larje rrugët si përditë. Dhe kemi angazhuar televizionet lokale që bashkë të punojmë në në sensibilizimin dhe informimin e popullatës për korona virusin dhe asaj si të mbrohemi’ pohoi Arben Taravari, Kryetar i Gostivarit.

Përkundër rritjes së numrave të të infektuarve, nëpër rrugët e Gostivarit vërehen grumbullime të më shumë se katër personave, dyndje përpara bankave dhe transportues publik që nuk respektojnë masat. Që nga fillimi i pandemisë, në Gostivar janë regjistruar mbi 1200 pacientë ndërsa aktualisht aktiv janë rreth 300 pacientë.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button