Partitë tërheqin pjesën më të madhe të ankesave në KSHZ

Nga gjithsej 28 ankesa dhe parashtresa nga pjesëmarrësit në zgjedhje, për shqyrtim kanë mbetur edhe 11. Partitë politike kanë tërhequr pjesën më të madhe të ankesave të parashtruara. Pas kësaj, LSDM-ja nuk ka më asnjë ankesë kurse VMRO-DPMNE ka vetëm dy ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore. BDI-ja po ashtu ka tërhequr tre ankesat e saj. Do të shqyrtohen dy ankesa nga ASH-AAA për Komunën e Dibrës, gjashtë ankesa të Të Majtës për Shtipin dhe Kisella Vodën si dhe një ankesë e koalocionit “Të vendosur për ndryshime” për Shuto Orizaren. Seanca e KSHZ sapo ka filluar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button