Pas deklaratave tronditëse, gjykata vendos për kujdestarinë e Britney Spears

" "

Gjyqtarja Brenda Penny, e cila u mor me çështjen ligjore të Britney Spears, ka refuzuar kërkesën e këngëtares që i ati Jamie Spears, të mos jetë më kujdestari i saj. “Kërkesa për të pezulluar James P. Spears menjëherë pas emërimit të Bessemer Trust Company Of California, si kujdestar i vetëm i pasurive mohohet.”

Spears tha se dëshironte firmën private e menaxhimit të pasurisë, Bessemer Trust të emërohej si “ruajtës i vetëm”.

Por në dokumentet e depozituara në Los Angeles, thuhet se Bessemer Trust është caktuar si bashkë-kujdestar i pasurisë.

Ylli i popit tronditi me deklaratën e saj në gjyq, më 23 qershor, duke thënë se i ati jo vetëm që kontrollonte financat e saj, por dhe nuk e lejonte të kishte fëmijë apo të martohej./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button