Pas deklaratës së bujshme, edhe Beyonce ka një mesazh për Meghan Markle

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre të shumëpritur për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte!

Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Në hyrje të intervistës, Meghan Markle rrëfen se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta.

Intervista vazhdoi me rrëfimin e sinqertë të çiftit dhe të vërtetat e bujshme që dolën sheshit, ndërsa e gjithë bota i ka vendosur në qendër të vëmendjes.

Pas intervistës së Oprah, edhe Beyonce e kishte një mesazh për Meghan Markle.

Ajo e falenderoi dhe e mbështeti publikisht dukeshën për guximin.

“Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ju. Faleminderit Meghan për guximin dhe lidershipin tuaj”.- tha Beyonce.

“Isha e dashuruar. Nuk kisha hyrë as të kërkoja në google për ta. Më dukej vetja si personazh i një tregimi”.

Përralla nisi të “shkatërrohej” pas martesës, kur problemet nisën njëri pas tjetrit, por pikë së pari duhet të dimë diçka që dyshja s’na e ka treguar më parë! Kurorëzimi i vërtetë është bërë tre ditë para dasmës që e gjithë bota pa në ekran.

“U martuam vetëm, pa askënd pranë veç zyrtarit të mbretërisë që do drejtonte ceremoninë, sepse donim një moment tonin para se të shikonte gjithë bota spektakël”, ka rrëfyer Megha, e cila tregon se tashmë ata ruajnë një foto nga ajo ditë, të cilën e kanë vendosur në kokën e krevatit.

LEXO EDHE:

Back to top button