Pas incidentit në Çair, reagon FC Shkupi: Ndjejmë keqardhje për incidentin

Pas incidentit në Çair, reagon FC Shkupi: Ndjejmë keqardhje për incidentin

Një ditë pas incident të rëndë në stadiumin në Çair, ku tifozët vendas sulmuan futbollistët e Shkëndijës dhe ndeshja u ndërpre pas intervenimit të policisë speciale, drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, thotë se një incident i tillë nuk duhej të ndodh assesi në një ndeshje, të dy klubeve që deri dje ndihmonin njëra tjetrën në çdo aspekt.

Bunjaku dënon ashpër sjelljet e individëve që mundohen të shkaktojnë përçarje.

“Padyshim se fajtor për atë që ndodhi është nikoqiri dhe në këtë rast, ne jemi nikoqir FC Shkupi, dhe për këtë ndjejmë keqardhje. Ky incident nuk duhet të ndodh assesi në një ndeshje dhe poashtu është keqardhje që po ndodh mes dy klubeve, ku disa vite kanë qenë klube vllazërore, ku njëri tjetri i kemi ndihmuar në çdo aspekt dhe për fat të keq disa individ te të dy palët po shkaktojnë një përçarje shumë më të madhe dhe urrejtje më të madhe qytetare, ku duan t’i përfshijnë dy qytete shqiptare , vëllazërore , ndoshta edhe deri në gjakderdhje”, deklaroi Omer Bunjaku, drejtor sportiv i FC Shkupit.

Bunjaku thotë se Shkupi do të bëjë përpjekje maksimale për të parandaluar këto skena të pahijshme të futbollit dhe se nuk do të lejojë që disa individë të dëmtojnë imazhin e klubit nga Çairi. Klubi ka kërkuar nga institucionet masa të ashpra për shkaktarët e dhunës në fushë.

“Ne do të përpiqemi në maksimum që të parandalojmë, duke filluar nga sot. Kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që të gjithë ata që janë futur në fushë, t’i marrin dënimet e tyre dhe mos të ketë falje, pasi që po të njëjtit sërish, edhe nëse falen do të kërkojmë edhe njëherë dënim. Në ndeshjet, ku janë 100 mijë persona, kur jepet goli, atje festohet dhe asnjëri nuk sulmon , nuk gjuan. Ne jemi të bindur se do të bëjmë këtë edhe në Çair edhe në Tetovë dhe në çdo vend tjetër”, tha Omer Bunjaku, drejtor sportiv i FC Shkupit.

Drejtuesit e FC Shkupit nuk do të ankimojnë dënimit e ashpër që pritet të shqiptohet në ditët në vijim nga Komisioni Disiplinor i FFM-së dhe se do të respektojnë çdo masë ndëshkuese. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button