Pas ndarjes nga Afrona, Blero fotografohet duke u puthur me një tjetër vajzë

Pas ndarjes nga Afrona, Blero fotografohet duke u puthur me një tjetër vajzë

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka pak kohë që ka konfirmuar statusin e tij si beqar.

Ai tregoi se i dha fund edhe martesës së tij të dytë me modelen Afrona Dika, pas një martese të dështuar paraprake me aktoren Teuta Krasniqi – me të cilën ka edhe një vajzë.

Megjithatë, Blero nuk duket të jetë krejtësisht i vetëm në jetën e tij sendimentale, pasi së fundmi ka dhënë indikacione se mund të ketë nisur një lidhje të re.

Ai publikoi një fotografi jo shumë të qartë në InstaStory, ku mund të shihej pranë një ashensori teksa duket sikur shkëmben puthje me një vajzë.

Foto: Blero/InstaStory

Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur, megjithatë këto ditë këngëtari mitrovicas ka bërë të ditur se ndodhej në Gjermani.

I njëjti është duke vazhduar të shijojë suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me Arta Zenelajn, të titulluar “Shtatori”, i cili u publikua në shtatorin e këtij viti. 

LEXO EDHE:

Back to top button