Pas suksesit në Eurovision Anxhela Peristerit i vjen ftesa e madhe për koncert në Rusi

Performanca e zjarrtë e Anxhela Peristerit jo vetëm që fitoi zemrën e publikut evropian, por mori dhe një tërësi komplimentesh nga artistë të ndryshëm. Njëri ndër ta ishte dhe Brian Malouf, producent i njohur botëror i cili ka punuar me Madonën dhe Michael Jakson. Sipas tij vendin e parë në festival duhet ta kishte fituar Anxhela Peristeri.

Olti Curri, autori i tekstit të këngës, deklaroi se pas pjesëmarrjes në Eurovision, Anxhelës i erdhi ftesë për të kënduar në një koncert të madh në Rusi.

“Anxhelës i erdhi një ftesë për një super koncert në Rusi. Kam përshtypjen se Anxhela Peristeri do ketë shumë benefite nga pjesëmarrja e saj në Eurovision” , thotë Olti Curri.
Ai shton se duhet të jesh këngëtar i talentuar dhe i fortë për tu përballur me kritikat dhe sfidat e festivalit evropian, ashtu sikur Anxhela Peristeri ishte.

“Në Eurovision nuk të qesh kolegu nga inati si këtu. Atje kolegu shtrembëron fytyrën kur ti vërtetë ke stonuar, kur vërtetë ke probleme me frazën, me frymëmarrjen dhe gjithçka tjetër. Kur shikon sytë e tyre që ulen se le nam, është një turp i jashtëzakonshëm. Por shyqyr Zotit kishim Anxhelën. Të gjithë në prova producentë, këngëtarë, e gjithçka tjetër, i mbanin sytë ‘pinc’ te ekrani kur ajo këndonte”, shprehet Curri.

LEXO EDHE:

Back to top button