Pas tërmetit, të mbijetuarit i dërgojnë në hotele

Pas tërmetit, të mbijetuarit i dërgojnë në hotele

Njëqind e dymbëdhjetë persona të mbijetuar nga tërmeti, përfshirë fëmijët e tyre, u evakuuan nga Turqia juglindore dhe u akomoduan në disa hotele në zonën turistike të Bodrumit, pasi një tërmet i madh me magnitudë 7.7 goditi në orët e para të së hënës vendin, epiqendra e të cilit është rrethi Pazarcık i Kahramanmaraş.

Të mbijetuarit e tërmetit u vendosën në hotele dhe bujtina aty pranë. Mijëra ndërtesa në 10 provinca, përfshirë Malatya, Şanlıurfa, Osmaniye dhe Diyarbakır, u shkatërruan plotësisht, duke bërë që shumë persona ta kenë të pamundur për të hyrë në shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve të mëdha.

Gül San, e cila erdhi nga Shanlıurfa me familjen e saj tha:

“Tërmeti zgjati për një kohë të gjatë dhe ne na kapi paniku. Ndërsa ne u përpoqëm të shëroheshim nga frika dhe paniku që na shkaktoi lëkundja e parë, ndodhi një tërmet i dytë. Ka borë të madhe ndërsa të gjithë janë në rrugë, sikur ne. Nuk mund të arrijmë tek të afërmit tanë. Ne jemi këtu tani, por mendja jonë është në Şanliurfa. Ishte traumatike, pati shumë pasgoditje gjatë ditës.”

LEXO EDHE:

Back to top button