Ministria e Mjedisti Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se gjatë ditës së zjarrit dhe një ditë pas është regjistruar tejkalim i konsiderueshëm i kufijve të lejuar për grimcat PM₁₀, plumb, kadmium dhe arsen. Janë matur përqendrime të larta të grimcave dhe metaleve të rënda, por matjet aktuale, respektivisht të datës 19 dhe 18 shtatorë tregojnë se gjendja e ajrit është stabilizuar dhe është brenda kufijve të lejuar. Ndërkohë, analizat e Instituti i Shëndetit Publik të bëra para disa ditëve thonë se pas kontrolleve të kryera për radioaktivitetin në ujë dhe tokë si dhe mostrat për analiza të metaleve të rënda, është konstatuar se në zonën e prekur në Trubarevë nuk ka prani të materieve të dëmshme në tokë si dhe nuk ka prani të metaleve të rënda në ujë. Është vërejtur rritje vetëm e bakrit dhe zinkut, që sipas Institutit është në kuadër të normales. /Alsat.mk
418 1 minute read








