Pasi fansi tentoi ta puth ate, reagimi i saj ishte i mahnitshëm, ja për cilën këngëtare bëhet fjalë

" "

Gjatë një koncerti në Kosovë, ku Elvana performoi së bashku me Ylli Limanin, u shënua një episod kur një fans, pasi muzika ndaloi për disa minuta është dëgjuar të bërtasë nga turma duke i kërkon një puthje këngëtares. Kjo e fundit i ka drejtuar mikrofonin dhe i riu është dëgjuar të thotë “Më e mira je, o më e mira je”.

Elvana është përkuluar pak në skenë dhe i ka dhuruar një puthje djalit nga Kosova. Raportet e publikut në koncertet e këngëtarëve shpesh janë dhe problematike. Rikujtojmë rastin e Tunës 7 vite më parë ku një fans e preku tek këmbët ose një episod më i freskët, kur Melinda Ademi dhe menaxheri i saj u përplasën fizikisht me një spektator pasi ky i fundit filmonte teksa prekte këmbët e artistes.

]

LEXO EDHE:

Back to top button