Pasi konfirmuan ribashkimin, Dafina dhe Dj Geek shijojnë një takim romantik me njëri-tjetrin

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan ditën e djeshme atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat.

“E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe.

Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

Ndërkohë pas këtyre komenteve plot dashuri, ata nuk kanë ngurruar të publikojnë foto nga një takim romantik që kanë pasur ditën e sotme me njëri-tjetrin.

Duket se dafina dhe Dj Geek kanë shijuar një drekë vetëm për vetëm, si një çift i vërtetë. Ata nuk kanë ngurruar të publikojnë foto të njëri-tjetrit në profilet e tyre, pra Dafina të Dj Geek dhe ky i fundit një të këngëtares. Siç dallohet edhe nga fotot ata po jetojnë momentet më të bukura dhe kjo gjë mund të kuptohet fare mirë nga sytë plot dashuri të Dj Geek për Dafinën.

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

LEXO EDHE:

Back to top button