Pavarësisht se Zvicra ka hequr shumicën e masave kufizuese, Kosova ka mbetur në listën e vendeve me rrezik të lartë

Pavarësisht se Zvicra ka hequr shumicën e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Kosova ka mbetur në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka shkruar se vaksinimi i plotë i qytetarëve nga Kosova që duan të hyjnë në Zvicër, mbetet në fuqi.

“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për lehtësimin e kritereve për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë. Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë vaksinimin e plotë, mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër”, ka njoftuar kjo ambasadë ne Facebook.

Zvicra nga 17 shkurti ka lehtësuar masat anti-COVID, duke lejuar të mbahen edhe tubime.

LEXO EDHE:

Back to top button