Pendarovski: Gjuha letrare maqedonase është kodifikuar në vitin 1945

Presidenti Stevo Pendarovski, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, gjatë debatit për kontestin me Bullgarinë për identitetin dhe gjuhën maqedonase, tha se gjuha letrare maqedonase është r kodifikuar në vitin 1945, që është fakt gjuhësor.

Këto janë çështje, si të them, nuk është prepotencë politike nga ana ime ose kujtdo qoftë, ose dikush thotë shtet i ri dhe tregon forcë të madhe. Jo, këto janë çështje për çka nuk diskutohet. Si do debatoni për atë që gjuha që tani ne e flasim, nuk është maqedonisht. Ose gjuhë zyrtare, ose ku ta di, është gjuhë e panjohur! Pra, ne mundemi vetëm eventualisht të japim deklaratë publike dhe të themi se gjuha letrare maqedonase është i kodifikuar në vitin 1945, që është fakt gjuhësor.

Dhe kjo ka qenë pjesë e kësaj marrëveshje…?

Kjo nuk është marrëveshje, është mirëkuptim i përbashkët dhe se kjo do ishte mjaftueshëm të sqarohet se ne nuk fshehim se kodifikimi jonë është bërë në vitin 1945 nga Komisioni i Ballazhe Konevskit dhe tjerëve. Nuk shoh çfarë ka këtu kontestuese. Nëse ka kohë të sqaroj, një vit më parë cilat janë dy narracionet që vijnë nga pala e Sofjes lidhur me prejardhjen etnike të maqedonasve dhe gjuhës maqedonase.

LEXO EDHE:

Back to top button