Për vozitje të shpejtë janë dënuar 262 shoferë, njoftojnë nga MPB
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit janë dënuar 262 shoferë, transmeton Alsat. 32 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, ndërsa pesë makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 262 vozitësve të sanksionuar, 91 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 171 jashtë zonave të banuara.








