Perinski: Nuk tërhiqet propozim-ligji për Vetëqeverisjen lokale, pavarësisht bllokadës politike

Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Propozimligji për Vetëqeverisjen lokale më shumë se një vit mbetet i bllokuar në labirintet e Kuvendit. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski thotë se nuk do të heqin dorë nga miratimi pasi përbën reformë të rëndësishme në interes të qytetarëve dhe komunave. Ai fajëson opozitën për mosmbështetje.

“Për fat të keq mendojë që nuk bëhet fjalë këtu për thelb por për inat politik. Unë nuk do ta tërheq këtë ligj deri sa jam në këtë pozitë, për shkak se mendojë që me zgjidhjen e re ligjore fliten për nivelin e demokracisë dhe është proces reformues që duhet të sjellë të mira , para së gjithash për qytetarët dhe komunat”, deklaroi Zllatko Perinski ,Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Perinski thotë se përpilimi i ligji është bërë në mënyrë transparentë dhe procesi ka qenë gjithëpërfshirës, ndërsa gjatë debatit publik janë pranuar të gjitha vërejtjet.

“Gjithashtu gjitha amendamentet nga opozita që ishin të zbatueshme në një ligj sistemor nga ana jonë u pranuan, që do të thotë nuk donim ta përvetësojmë këtë zgjidhje ligjore po përkundrazi procesin e hapëm maksimalisht që ti dëgjojmë të gjitha mendimet dhe të gjitha ajo që është aplikative të zbatohet në këtë zgjidhje të re”, tha Zllatko Perinski ,Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Ndryshimet e propozuara për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale parashohin formimin e policisë komunale dhe vendosjen e mekanizmave për shkarkimin e kryetarëve të komunave gjatë mandatit. Për tu miratuar nevojitet shumica e bandeterit në Kuvend./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button