Përkeqësim i situatës me COVID-19 në Kosovël, opozita akuzon qeverinë për dështim në trajtimin e pandemisë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thanë të enjten se 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 3 mijë e 917 raste të reja të të infektuarve.

Rastet e reja u konfirmuan pas më shumë se 15 mijë testimeve që i bie se rreth 25 për qind e të testuarve dolën të infektuar.

Gjatë muajit janar kanë humbur jetën 18 veta nga koronavirusi, duke e çuar në 3 mijë e 10 numrin e përgjithshëm të viktimave të pandemisë, që nga shfaqja e saj në mars të vitit 2020.

Nga data 1 janar e deri më sot, janë regjistruar rreth 33 mijë raste te reja, dhe sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pothuajse të gjithë janë të prekur nga varianti Omicron i koronavirusit.

Nga e hëna qeveria vendosi masa kufizuese për të frenuar zgjerimin e shkallës së infektimeve dhe deri më 4 shkurt ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa kafenetë e restorantet do të punojnë deri në orën 21:00. Me masat e reja çdokush që hyn në Kosovë, duhet të jetë vaksinuar me tri doza vaksine apo me dy doza dhe të paraqesë një test negativ.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë gjatë një debati në parlament për ndërmarrje masash të vonuara por edhe të paarsyeshme.

LEXO EDHE:

Back to top button