Përmbytje në Shqipëri

Përmbytje në Shqipëri

 

Gazetar: Adnan Qaili

Vjeshta arriti disa ditë më herët në Shqipëri me të reshura të dendura të shiut. Fundjava nisi ters për veriun e shtetit fqinj duke shkaktuar dëme të mëdha materiale si përmbytje shtëpish, bllokim të rrugëve dhe shembje të urave, por pa pasoja në njerëz.

Në Tropojë janë regjistruar reshjet e shiut më intensive në 20 vitet e fundit. Rrugët kryesore kanosen nga rënia e gurëve dhe vërshimet masiv të ujërave. Nga Mbrojtja civile njoftojnë se i gjithë rajoni është përfshirë nga reshje shiu. Situata është më e rënduar në zonat e fshatit Fushë-Lumë ku 7 familje kanë mbetur të bllokuara dhe 25 familje janë evakuuar nga shtëpitë për tu strehuat tek të afërmit e tyre.

Ekipet e emergjencave civile janë në terren për të siguruar edhe ushqim dhe veshmbathje pasi që në zonat më të thella është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjetin e furnizimit.
Në zonën qendrore atje, moti i lig u manifestua me stuhi dhe erërat e forta rrëzuan pemë në rrugë dhe përmbytën kanalet e ujërave atmosferik që si pasojë kanë pamundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Problematika janë hasur edhe në akset rrugor Librazhd-Elbasan, ku ka rënie të gurëve në rrugë. Qytetet e Lushnjës dhe Fierit janë përfshirë nga moti i keq me reshje shiu me intensitet të lart, për pasojë rrugët janë mbushur me ujë duke vështirësuar lëvizjen. Disa nga akset rrugore janë të bllokuara plotësisht, ndërsa mjetet dhe qytetarët e kanë shumë të vështirë lëvizjen.

Ndërkaq, në zonat bregdetare të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës u ndaluan varkat e vogla për peshkim dhe anijet e mesme për lundrim nga që forca e valëve të detit arrit deri në 6 ballë. Mediat lokale raportojnë për dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore dhe të mbjellat bujqësore. Ndërkaq, moti i keq u bë shkak edhe i disa aksidenteve në trafik, në Vlorë një veturë u përplas me një kamion pas rrëshqitjes nga lagështia ku pati ndërhyrje edhe të urgjencës mjekësore.

Kjo stuhi erdhi nga brigjet përtej Detit Adriatik, ku në Itali shkaktoi viktima dhe njerëz të zhdukur. Stuhia vetë-ri gjeneruese, siç e përshkruajnë meteorologët me efekt shkatërrues dhe me një impakt të vështirë për t`u parashikuar është pagëzuar si “Stuhia V” forma e së cilës dukej ashtu nga pamjet satelitore.

Ndërkaq, në vendit tonë gjatë të shtunës kanë arritur vetëm të reshurat relativisht të zakonshme shiu. Sipas parashikimeve moti nga nesër do të jetë pjesërisht i vranët dhe me të reshura lokale të shiut, por në disa zona do të ketë edhe kthjellim të motit, ku temperaturat do të lëvizin nga 18-26 gradë celsius./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button