Përplasje fizike e verbale në Kuvendin e Shqipërisë

Përplasje fizike e verbale në Kuvendin e Shqipërisë

Gazatare: Xhesika Salahi

Përplasje fizike e verbale në Kuvendin e Shqipërisë.  Gjithçka nisi kur deputetët e opozitës grumbulluan karriget e mazhorancës në foltore, në formë proteste duke kërkuar respektimin e të drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore dhe të njihet kryetari i PD-së.

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka hedhur tymuese blu në kuvend, duke thirrur “Turp, turp”

“Ne vendosëm që karriget të cilat janë të popullit, ti marrim dhe ti çoje aty ku duhet. U detyruan sot ti rrinin vjedhjes në këmbë, të demaskoheshin duke qëndruar në këmbë. Ne po e përshkallëzojmë aksionin parlamentar, dhe do të përshkallëzojmë çdo aksion tjetër”, tha Ervin Salianji, deputet i PD.

Pavarësisht kaosit, seanca plenare ka vazhduar duke votuar projektligjet nga mazhoranca, deputetët e së cilës kanë vazhduar në këmbë për 25 minuta. Ndërkohë, gjashtë deputetë janë përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button