Përplasjet në selinë e PD, Basha: Berisha kërkon të kthejë skenat e 97 në shtëpinë e lirisë
Kreu i PD në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjeve të zhvilluara në selinë e PD ku ishte i pranishëm Sali Berisha.
Në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se Berisha po përpiqet të rikthejë skenat e vitit 1997 në shtëpinë e lirisë sipas tij me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave.
Rikthimin e Berishës në selinë blu dy ditë pas Kuvendit të 11 Dhjetorit, Basha e cilësoi si një spektakël të shëmtuar të së kaluarës që PD ka vendosur ta lërë pas.








