Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për të studiuar?

Realiteti i rinisë shqiptare, shtetet e tjera ofrojnë mundësi më të mira studimi.

Bujar Idrizi, aktualisht student i nivelit master, i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në Alsat, rrëfen se mundësitë e krijuara për të studiuar jashtë vendit kanë qënë joshëse duke e cilësuar atë si një ndër shkaqet kryesore pse ka studiuar jashtë vendit në nivelin bachelor dhe që të tilla programe tërheqin të rinjtë që të largohen nga vendi.

Bujari në të njejtën kohë ka pohuar se sfidat e studimit jashtë vendit kanë qënë të shumta dhe si proces nuk është shumë i lehtë, mirëpo mundësia për të ndërvepruar me kultura dhe mentalitete të ndryshme e ka bërë atë akoma më të bukur si eksperiencë.

Idrizi dha një mesazh shumë të qartë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk i ka munguar dëshira për t’u rikthyer dhe shërbyer shoqërisë me eksperiencën e fituar, duke thënë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut qëndron tek rinia dhe vullneti i saj./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button