Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) këngën e re.
“Përshëndetje hejter” mban titullin kënga e tij e re, në të cilën ka trajtuar disa çështje nga e kaluara. Ai ka përmendur disa emra, nga të cilët ka marrë ofendime, varësisht prej ngjarjeve që kanë ndodhur vite më parë.

Teksti është shkruar nga vet artisti.
“I paska rentirat kerret Leder bosi, ta kanë ngulë Baba Starsat e midis t’ka myt Noizy. T’kanë rre për Dafinën, n’spital t’kanë lon rat, grun me zezakë ta pashë, ta q* atë nanën e trashë”, thotë Ledri në një pjesë të tekstit.
“Përshendetje krejt hejterave. Kjo është diçka e veçantë për ju. Mos e merrni afër zemrës se prapë ju dua”, tha ai pas lansimit të kësaj kënge.
Kjo duket se është pjesë e albumit të tij të ri që do të quhet “1 Goat për ty”.








