Persona të maskuar grabisin postën në Tiranë, largohen me biçikleta

Filiali i Postës Shqiptare në Babrru të Tiranës është grabitur, mëngjesin e së mërkurës, nga dy persona të maskuar.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

LEXO EDHE:

Back to top button